TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2026, 11:20

GJKKO shtyn shqyrtimin e ankimimit të Veliajt, reagon avokati: Po bëhet praktikë dënimi kolektiv

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO shtyn shqyrtimin e ankimimit të Veliajt, reagon avokati: Po
Erion Veliaj

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë në 29 prill shqyrtimin e një ankimi të Erion Veliajt mbi shfuqizimin e një vendimi të Shkallës sa Parë për pezullim të afateve të paraburgimit.

Shkak i dështimit të seancës, ka qenë një parregullsi në njoftimin e Veliajt. 

“Është instaluar një praktikë ku ka një dënim kolektiv kur mungon një avokat i një të bashkëpandehuri, u pezullohen afatet e paraburgimit të gjithë të pandehurve. Praktikë antikushtetuese. Absurde. Sot ishte njoftuar klienti, por u shty për shkak të një parregullsie. Ishte një parregullsi për mënyrën si ishte firmosur dhe për të mos u bërë shkak që të cenohet vendimi, gjykata me të drejtë vendosi të shtyhet seanca me 4 ditë.

Më e rëndësishmja është ndryshimi i kësaj praktike, po dëmtohen të paraburgosurit, nuk ka arsye tu pezullohet paraburgimi”, tha avokati Plarent Ndreca.

ankimimit të veliajt gjkko shtyn shqyrtimin

Lini një Përgjigje