TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2026, 07:08

“Është fiks aty ku bëhet gjëma”/ Gazetari tregon kush është njeriu i Ergys Agasit në polici

Shkruar nga Pamfleti
“Është fiks aty ku bëhet gjëma”/ Gazetari tregon
Ferdiand Dervishi

Gazetari Ferdiand Dervishi tha se Ergys Agasi mund ta ketë pasur shumë të lehtë të largohet nga Shqipëria ose të fshihet brenda vendit falë lidhjeve të tij në Policinë e Shtetit.

I ftuar në MCN, Dervishi tha se një prej tyre është drejtoresha e Krimit Kibernetik, Ervina Gjana.

"Drejtoresha e Krimit Kibernetik e sjellë nga Ergys Agasi që del në dosjen e AKSHI-t dhe atë të TIMS është ende në punë. Është fiks aty ku të bëhet gjëma. Ky njeri e ka fare të thjeshtë të ikë jashtë dhe e ka po aq të thjeshtë të qëndrojë në Shqipëri edhe për ca kohë, sa të kuptohen gjërat",tha Dervishi.

Emri i drejtoreshës së Krimi Kibernetik lidhet me dosjen e AKSHI-t. Në nisje të hetimeve për këtë dosje, SPAK i sekuestroi asaj sendet personale, mes të cilave edhe celularin personal, 8 telefonë dhe 2 laptopë, që i përkisnin dhe bashkëshortit të saj, Renato Hristic, shoqërues i biznesmenit Ergys Agasi.

Emri i Gjanës del edhe në skandalin TIMS të vitit 2023, kur u grabit databaza me të dhënat e Policisë së Shtetit. Në këtë rast u grabitën të dhëna për hyrje-daljet e personave në pikat kufitare, dokumentet biometrike.

ferdiand dervishi njeriu i ergys agasit në polici

1 Komente

  1. I
    Igli

    U është edhe ajo Ariola Hristic drejtoreshe të EBRD Berzh qe jep fonde per bizneset. Sa mire rregullohen ca me fis se kshu tha Palloshi te dokumentari gjerman kaq jemi ne vend i vogel - po qe nje nga fisi rregullon gjithe ca ka burra vellezer daja xhaja gra halla teze kusherira dashnore ne shtet e privat.

    Lini një Përgjigje