TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2026, 22:20

“Ka video seksi e shantazhi”, Llabani për Ergys Agasin: Mund të jenë urdhëruar dhe vrasje nga zyra e tij!

Shkruar nga Pamfleti

“Ka video seksi e shantazhi”, Llabani për Ergys Agasin: Mund

Deklarata të forta janë bërë nga gazetarja Anduena Llabani lidhur me aktivitetin e dyshuar të Ergys Agasit. Ajo ka deklaruar se në zyrën e Agasit ka materiale të shumta duke nisur nga videot e seksit dhe shantazhit e deri te urdhrat për vrasje.

“Ka shumë materiale në zyrën e tij. Përveçse ka video seksi, shantazhi, mund të jenë urdhëruar vrasje të individëve nga ajo zyrë. Pengmarrje janë bërë. Tani nuk e dimë”, tha ai në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Sipas saj, në këtë ambient frekuentonin persona me pozicione të rëndësishme në administratë. Ajo shtoi se për shkak të këtyre kontakteve, lindin dyshime mbi natyrën e bisedave që zhvilloheshin aty.

Një pjesë e mirë e atyre që frekuentonin zyrën e tij janë persona që drejtonin drejtori kyçe që kanë lidhje me pronat, me ministritë. Duke qenë aty dihet çfarë është diskutuar, por nëse arrijmë te fakti kriminal, pozitat e tij janë të tilla”, tha ajo.

Llabani deklaroi gjithashtu se Agasi mund të ndodhet ende në Shqipëri, teksa shtoi se SPAK ka kërkuar që ai të dorëzohet.

Di që SPAK e ka kërkuar që ai të dorëzohet, sepse thuhet që Agasi nuk është larguar nga Shqipëria”, shtoi Llabani.

Sipas saj, ai mund të qëndrojë në një zonë mes Durrës dhe Shijak, ku flitet për lojëra në shuma të mëdha kumari, me rrethin e tij të ngushtë.

llabani agasi

Lini një Përgjigje