Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 40 milionë euro, në kuadër të hetimeve që po zhvillon SPAK për dosjen “AKSHI-it”.
Hoxha u ndal edhe te mënyra se si, sipas tij, ka funksionuar skema e paracaktimit të tenderëve në këtë institucion, duke theksuar se hetimet po nxjerrin në pah një mekanizëm të detajuar korrupsioni.
“Ajo që do ta quaja interesante në këtë hetim është fakti që më në fund po zbërthehet skema se si funksiononte sistemi.
Mund të shihet qartë se si është ndërtuar e gjithë skema, nga fillimi deri në fund, si është ndikuar administrata, si janë menaxhuar taksat dhe tenderët, madje janë përfshirë edhe pasuri të ndryshme.
Personat e përfshirë kanë vepruar pa frikë dhe me synimin për të përfituar në mënyrë të paligjshme.
Çdo gjë e kanë kërkuar ‘qyl’ dhe kanë dashur t’i marrin sikur t’u takonin vetë. Nuk kanë pasur frikë nga askush.”-tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Hoxha shtoi se nga vlera totale e sekuestruar 40 milionë €, një pjesë përbëhet nga para cash 7 milione euro, ndërsa pjesa tjetër nga pasuri të paluajtshme.
Lini një Përgjigje