TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2026, 18:57

Pas kthimit nga SHBA, Klodjan Braho bën daljen e parë publike; të hënën prezanton punën e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Pas kthimit nga SHBA, Klodjan Braho bën daljen e parë publike; të
Klodian Braho

Pas kthimit nga SHBA, Klodjan Braho, të hënën e javës që vjen pritet të bëjë daljen e parë publike si kreu i Prokurorisë së Posaçme.

Ai do të prezantojë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin vjetor të SPAK për vitin që lamë pas. Mbledhja do të mbahet në orën 10.00 dhe pritet të zgjasë disa orë, ku priten pyetje dhe përgjigje.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizon ditën e Hënë, datë 27.04.2026, ora 10.00 seancën dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Klodjan Braho, i cili do të paraqesë raportin e punës për vitin 2025. Ky raportim bëhet në kuadër të detyrimit ligjor parashikuar në nenin 105, të Ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për të raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë lidhur me ecurinë e veprimtarisë së këtij institucioni”, thuhet në njoftimin e KLP.

Braho u zgjodh në krye të SPAK në 11 dhjetor të vitit të shkuar duke zëvendësuar në këtë detyrë Altin Dumanin. Kjo do të jetë hera e parë e tij në KLP për prezantimin e raportit, por dhe dalja e parë publike, pasi mbledhja do të jetë Live. Duhet theksuar se Braho javën që lamë pas ishte në SHBA dhe ka pasur takime të rëndësishme.

Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtuesja e seksionit kundër Korrupsionit, Dorina Bejko u pritën nga Zëvendës Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe OPDAT, ku zhvilluan takime me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, ICITAP, FBI dhe DEA, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit”, njoftonte SPAK.

braho spak

1 Komente

  1. k
    kasollja

    edhe?????? Sic duken bathet e priftit, jane larg lashket.... NOC RROKU VAZHDON "PUNEN" I QETE!!!!!

    Lini një Përgjigje