TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00
Edicioni Informativ

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:

Në Kuvend vijojnë tensionet: Sali Berisha dhe Taulant Balla përplasen, ndërsa mazhoranca rrëzon kërkesat e opozitës dhe ministrat shmangin interpelancat. Në planin e jashtëm, Greqia kundërshton deklaratat e Edi Rames për çështjen e detit, duke theksuar se nuk është më prioritet dhe duke ia faturuar bllokimin Shqipërisë.

Ndërkohë, pasaporta shqiptare e Eric Adams ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare, ndërsa Bashkimi Evropian ka dhënë miratimin për marrëveshjen Itali–Shqipëri për riatdhesimin dhe azilin. Në drejtësi, Ilir Meta merr një zhvillim të ri, pasi Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim masën e sigurisë ndaj tij.

Në rendin e brendshëm, Policia e Shtetit përfshihet nga riorganizime të thella, ndërsa SPAK godet një call-center në Tiranë për mashtrim miliona euro. Po ashtu, dosja “Plumbi i Artë” vijon me dëshmi që mohojnë lidhje kriminale.

Në arenën ndërkombëtare, një artikull i The Wall Street Journal nxjerr në pah bashkëpunimin mes mafies braziliane PCC dhe grupeve shqiptare.

Keir Starmer përballet me presion politik në rritje, ndërsa tensionet mes Shtetet e Bashkuara dhe Iran rrezikojnë përshkallëzim në Hormuz.

Në zhvillime të tjera, Papa Leo XIV përfundon vizitën në Afrikë me mesazhe kundër korrupsionit.

Në sport, ideja për zëvendësimin e Iranit me Italinë në Kupën e Botës hap debat mes politikës dhe futbollit.

Ndahet nga jeta e akademiku Rexhep Qose, reagojne politikanet nga Shqiperia e Kosova.

edicioni informativ

Lini një Përgjigje