TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2026, 21:25

Çështja e AKSH-it, Tela: Kishin krijuar një skemë më të perfeksionuar se inceneratorët

Shkruar nga Pamfleti

Çështja e AKSH-it, Tela: Kishin krijuar një skemë më

Analisti Andi Tela, duke dhënë detaje të funksionimit të grupit kriminal te AKSH-it, deklaroi se kjo skemë ishte më e perfeksionuar se ajo te inceneratorët.

Ai theksoi se përdoreshin 3-4 kompani të cilat fitonin tendera dhe më pas, këto kompani paratë i dërgonin te kompania e Ergys Agasit, i cili nuk bënte asgjë.

Ne kemi perfeksionimin e skemës, 3-4 kompani që do të fitonin tenderat, lidhësin mes personave dhe drejtoreshës së AKSHI. Ergys Agasi kishte një kompani, kompanitë ia kalonin paratë atij pa bërë asnjë punë. Tre shtëpi të zonjës Karçanaj nën emra të tjerë, personazhe që s’e kishin idenë fare. Më e perfeksionuar se te inceneratorët. Kemi lidhjen mes drejtoreshës-koordinatorit dhe kompanive.

Në dëshminë e njerëzve në dosje, thuhet se drejtoreshës iu dorëzuan kuti vere të mbushura me euro. Kjo e verërave është edhe më e bukur se edhe në Durrës gjetën edhe një faturë të një kompani që shiste verëra, që vinin nga jashtë.

Këtu është një biznesmene e martuar në Gjermani dhe i dërguan një person për të paguar Ergys Agasin. Dhe kur takoi Ermal Beqirin i tha se ke hyrë në një “pishinë peshkaqenësh” dhe ajo u detyrua të paguante ryshfet 100 milionë lekë”, tha Tela për emisionin 'Të Paekspozuarit". 

tela akshi

Lini një Përgjigje