
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), janë vënë në sekuestro 52 pasuri të dyshuara si të lidhura me një grup të strukturuar kriminal pranë AKSHI-t.
Analisti Andi Bushati e cilësoi këtë grup si një “Ministri të Kriminalitetit”, duke pretenduar se përmes tij kontrollohej një pjesë e kriminalitetit në vend. Ai shtoi gjithashut se ky rast është një pasqyrë e asaj se çfarë ndodh në Shqipëri.
“Sipas meje, kjo është pasqyra e asaj që ndodh në Shqipëri. Deri tani kemi parë raste vjedhjesh të mëdha, por të tipit më të zakonshëm, si ai i inceneratorëve. Ndërsa këtu, përveç abuzimit me tenderët, flitet për një rrjet më të gjerë ndikimi, që përfshin institucione të ndryshme.
Struktura e përshkruar në dosje paraqet një nivel më të lartë organizimi dhe ndikimi. Nëse do t’i vija një emër, do ta quaja ‘Ministria e Kriminalitetit’. Edi Rama përmjet këtij grupi kontrollonte tërë kriminalitetin e Shqipërisë. Ajo që del nga kjo dosje, përveç përfitimit të paligjshëm të fondeve publike, ka elementë që sugjerojnë ndërthurje me aktivitete të tjera të paligjshme”, tha ai për emisionin “Të Paekspozuarit”.
Lini një Përgjigje