TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2026, 22:40

“Ka pasur negociata”, gazetarja zbulon “bombën” nga SPAK: Ergys Agasi mund të bëhet pentito!

Shkruar nga Pamfleti
“Ka pasur negociata”, gazetarja zbulon “bombën” nga
Ergys Agasi

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se Ergys Agasi mund të zgjedhë të bashkëpunojë me drejtësinë si i penduar i saj.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo u shpreh: “Ergys Agasi mund të bëhet vetë i penduar i drejtësisë, pentito. Kam informacione që mund të bëhet, një ditë mund ta shohim që të dorëzohet”.

Sipas saj, ka negociata në zhvillim që mund ta çojnë Agasin drejt bashkëpunimit me prokurorinë. “Ka negociata për të cilat ky individ mund të vihet në dispozicion të prokurorisë për të sqaruar edhe pozicionin e tij”, deklaroi Llabani.

Ajo theksoi se një vendim i tillë mund të lidhet me dënimin e rëndë që ai rrezikon: “Nuk e di sa humb dhe sa fiton ai, por përballë një dënimi të rëndë, siç pretendohet nga materialet e prokurorisë…”.

Dje gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sekuestrimin e një numri të madh pasurish në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Vendimi erdhi në kuadër të hetimeve të SPAK-ut për dosjen e AKSHI-t. Mes pasurive të bllokuara ka shtëpi, sipërfaqe toke, terrene pyjore, vila, por edhe automjete luksoze, jahte, si dhe llogari bankare e aksione në subjekte tregtare. Sipas njoftimit të prokurorisë së posaçme, vlera e pasurive të sekuestruara është mbi 40 milionë euro.

 

agasi llabani

Lini një Përgjigje