Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët lidhur me hetimin për rënien e zjarrit në pallatin pranë QSUT me 14 Prill.
Fëmijët e pyetur janë regjistruar nga kamerat e sigurisë pranë koshit me kartona, që dyshohet të ketë qenë vatra e zjarrit.
Pyetja e të miturve, banorë të pallatit, është bërë në prani të psikologëve dhe prindërve.
Ata kanë treguar se nuk bënë asgjë me paramendim. Ata kanë prerenduar se kanë parë pranë koshit me kartona një vazo që nxirrte tym.
Sipas burimeve pranë grupit të hetimit, ende nuk ka përfunduar aktekspertimi shkencor mbi shkakun e zjarrit.
Deri më tani, për ngjarjen janë duke u hetur në masën e sigurisë "detyrim për paraqitje" Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna për "shkelje të rregullave për mbrojtjen nga zjarri".
Incidenti ndodhi më 14 prill, ku si pasojë e zjarrit që përfshiu pallatin u shkrumbuan 30 apartamente.
Një ditë më pas kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale tha se apartamentet do të rindërtohen 100% nga vetë kompania. Kompania nëpërmjet një reagimi zyrtar konfirmoi rindërtimin e apartamenteve të djegura.
Ndërkohë ekspertiza ende nuk ka dalë me një konkluzion të qartë se cilat janë autorët, që shkaktuan zjarrin te pallati, në zonën e “Farmacia 10”.
Lini një Përgjigje