TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Prill 2026, 07:14

Diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Diell dhe temperatura të larta, si parashikohet moti ditën e sotme

Ditën e sotme, vendi ynë do pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe pa reshje shiu në të gjitha qarqet.

Temperaturat do të jenë tipike për stinën e pranverës. Në zonat bregdetare, vlerat minimale parashikohet të zbresin deri në 10°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë rreth 20°C. Në zonat e ulëta, mëngjesi do të karakterizohet nga temperatura rreth 6°C, ndërsa gjatë mesditës ato do të ngjiten deri në 20°C.

Ndërkohë, zonat malore do të mbeten më të freskëta, me temperatura minimale rreth 1°C dhe maksimale që nuk do të kalojnë 16°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit, pa krijuar probleme të dukshme në aktivitetet e përditshme.

Lini një Përgjigje