TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Maj 2023, 16:13

“I pata thënë Likes që na ka marrë me sy të keq”, Artan Hoxha ironizon projektet e Ramës për stadiumet: Pemët do i kenë vetëm në fotografi

Shkruar nga Pamfleti
“I pata thënë Likes që na ka marrë me sy të
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, teksa ky i fundit po bën fushatë me projektet për ndërtimin e 3 stadiumeve të reja. Hoxha ka publikuar fotot nga stadiumi i lënë në harresë i Skraparit. Sipas gazetarit të paktën ky stadium është i rrethuar me pemë, ndërsa stadiumet e reja që do ndërtojë qeveria “Rama”, pemët do i kenë vetëm në letër.

Dhe i pata thënë ashtu larg e larg atij Like Floririt! Lëre atë dreq Selltiku, po na ruaj mor byrazer nja dy lingota për stadiumin e Skraparit, se Edi Rama na ka marrë me sy të keq dhe do na lërë pa stadium 30 mijë vendesh… Jo që jo Likja… Na tani! U bënë gjithë qytetet me stadiume 20 mijë, 30 mijë, madje 80 mijë vende ai i Leskovikut, kurse Skrapari ta shoh ndeshjen nga maja e rrapit, lëre topin që na bie në lumë dhe nuk e marrim dot. Ishalla vë dorën në zemër Baba Mondi dhe i bën duva sulltanit të na bëjë edhe neve stadium, se ndryshe vajti puna jonë… Hajde gjej bileta tani në këto stadiumet e tjera, që rrinë gjithë kohës tumbllas me tifozë për të parë superligën e Dukës, nën komentin drithërues të Ylli Agës…Po të paktën atë fushë që kemi, e kemi të rrethuar plot me pemë, se te ato stadiumet e reja, pemët do jenë vetëm në fotografi.”- ka shkruar Artan Hoxha.

Durrësi, Vlora dhe Korça së shpejti do të bëhen me stadiume të reja. Pak ditë më parë është shpallur firma fituese në Korçë, ndërsa në Durrës shpallet sot projekti fitues.

artan hoxha stadiumet rama

Lini një Përgjigje