TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Maj 2023, 07:24

Temperatura deri në 22 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 22 gradë, njihuni me parashikimin e motit për

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe prej mesdite shtim gradual të vranësirave. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intenistet të ulët e lokalisht mesatar. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen, në zonat malore 8 deri 18°C, në zonat e ulëta 9 deri 22°C, në zonat bregdetare 10 deri 19°C.

parashikim mot temperatura

Lini një Përgjigje