
Ambasada e SHBA ka dhënë detaje nga takimi i kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullku me ambasadoren Yuri Kim.
Në këtë takim fokus ka qenë siguria dhe lufta kundër kimit, kjo duke marrë shkas edhe nga atentatet e vrasjet që kanë tronditur vendin muajt e fundit.
Kim gjithashtu “i ka lënë porsi”, Muhamet Rrumbullkut që Policia e Shtetit të sigurojë procesin e zgjedhjeve teksa na ndajnë vetëm dy javë nga 14 Maji.
“Ambasadorja Yuri Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku diskutuan për bashkëpunimin në rritje Shqipëri-SHBA me forcat e rendit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.
Ambasadorja theksoi rolin kritik të Policisë së Shtetit në garantimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar.”, njofton ambasada.
2/2 The Ambassador emphasized the ASP’s critical role in ensuring a safe and open process in the upcoming elections, in line with international standards and Albanian law. pic.twitter.com/xdDRFn5f40
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 3, 2023
Lini një Përgjigje