TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Maj 2023, 12:21

Atentatet dhe krimi në vend, Yuri Kim takim me Rrumbullakun

Shkruar nga Pamfleti
Atentatet dhe krimi në vend, Yuri Kim takim me Rrumbullakun
Ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Mësohet se takimi ka pak minuta që ka përfunduar.

Bëhet me dije se kanë diskutuar në lidhje me bashkëpunimin mes institucioneve, për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe goditjen e paligjshmërisë.

Detaje të takimit pritet të dalin pak më vonë nga vetë ambasada, nëpërmjet një njoftimi.

Ky takim vjen pas disa ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin muajt e fundit. Kujtojmë që më 19 prill u vra në një atentat mafioz, biznesmeni lezhjan Ardian Nikulaj. Të zhdukur vijojnë prej javësh vijojnë dy 46-vjeçarët Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori. Policia ende nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tyre. 

 

yuri kim muhamet rrumbullaku

Lini një Përgjigje