Dhe padrejtësisht, në Kamëz e në PS thonë që Rakip Suli është budalla, ndërsa Babloku i fyeu inteligjencën duke e quajtur publikisht “gomar” me demonstrim ‘kapje për veshi’
Muajt shkurt- prill 2023, për krye bashkiakun e Kamzës, Rakip Suli kanë qenë aksion tenderësh elektoralë për të zhvatur miliona dhe për të blerë vota.
Për 12 milionë Euro tenderë që ka bërë e po bën gjatë fushatës elektorale, krye bashkiaku Rakip Suli është denoncuar nga mediat, por është bërë shënjestër e shpeshtë akuzash edhe për Sali Berishën.
Me qëllim që të mos e sulmojë më Sali Berisha, krye bashkiaku Rakip Suli ka përdorur një djallëzi, për të vjedhur 500 milionë lekë në një dorë, duke sajuar tender me emrin e një figure, që ka kryer gjithë krimet e urdhëruara nga “non grata” në vitet 1992-’97.
Rakipi, ose “Profesor Kipe” siç e thërrasin, ka sajuar një tender për gjoja ndërtimin e shëtitores “Bashkim Gazidede” në Bathore, me vlerë kontrate 500 milionë lekë, firmosur më 14 prill dhe publikuar në datën 2 maj 2023.

Në fakt, emërtesa “Bashkim Gazidede” e vendosur nga Xhelal Mziu, për t’i bërë qejfin Sali Berishës duke i “nderuar” shefin e SHIK-ut famëkeq, nuk është hapësirë për shëtitore, por një rrugicë e ngushtë në Bathore, mes shtëpive ku banojnë dibranë nga fshati i tij.
Mirëpo Rakip Suli, duke ditur që Sali Berisha nuk e sulmon dot për tenderin me emrin e Bashkim Gazidedes, do zhvasë i qetë 500 milionë lekë në kulmin e fushatës, në bashkëpunim me firmën “Shëndelli” të mafiozit Yzedin Bozhaj, i cili do hedh një lustër asfalti e do plotësojë letra punimesh si shëtitore.
Dhe padrejtësisht, në Kamzë e në PS thonë që Rakip Suli është budalla, ndërsa Babloku i fyeu inteligjencën duke e quajtur publikisht “gomar” me demonstrim ‘kapje për veshi’./Pamfleti
Lini një Përgjigje