Rilindja në pushtet me në krye Edi Ramën zgjodhën një kauzë të fortë për fushatën zgjedhore të 14 Majit.
Rritja e pagave!
Një pikë që josh më shumë se çdo gjë tjetër elektoratin, edhe atë gri madje. Takim më takim, fushatë më fushatë, Edi Rama vetëm propagandonte rritjen e pagave duke premtuar me ‘thes të shqyer’. Një nga kategoritë që u dukën më përfitues, ishin padyshim ‘bluzat e bardha’. Por në ‘Pamfleti’ ka ardhur një denoncim i faktuar nga ‘bluzat e bardha’ që demaskon propagandën e Ramës. Mjekët e Familjes rrëzojnë Kryeministrin, duke denoncuar se rritja e pagave është thjesht një premtim dhe kalkulim elektoral, pasi kalvari i padrejtësive konkrete është i madh.
Pa rënë në dobësinë e fjalëve, po merremi vetëm me faktet. Çfarë vendosi FSDKSH më datë 28.04.2023?

“Në Kapitullin 2, ‘Ngarkesa dhe paga për mjekun e përgjithshëm e të familjes’, shkronja B, pika 1.3 ndryshon si më poshtë: Shtesa për specializime pasuniversitare sipas dëshmive të lëshuara nga Fakulteti i Mjekësisë dhe licencës përkatëse nga Urdhri I Mjekut, për mjekësi të familjes, patologji, pediatri, 15 mijë lekë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.
Ky ishte udhëzimi nr 8. Kalojmë te udhëzimi nr.9 i datës 24.04.2023.
Edhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Meqënëse e gjithë kjo shfaqje ishte elektorale dhe në të vërtetë i ndante ‘blzuat e bardhës’ në ‘ca të nënës e ca të njërkës’, mjekët e familjes i janë drejtuar direkt Ministres së linjës dhe Kryeministrit. Kjo pasi ata ishin në pritje të rritjes së pages, ashtu siç u premtua nga kryeministri Edi Rama. Mirëpo, mjekët e familjes, të cilët kishin diplomë specializimi nuk do të përfitojnë të gjithë. Ata ishin përgatitur të merrnin këtë muaj 45 mijë lekë të reja shtesë në pagën e tyre.
Mjekët e familjes me diplomë specializimi, që kanë kryer po aq vite shkollë sa një mjek kardiolog, apo gjinekolog, do të paguhen me vetëm 15 mijë lekë të reja shtesë. Kjo ka rritur pakënaqësitë ndër radhët e mjekëve.
Ndërkohë që mjekët që japin shërbim në konsultorin e fëmijës, pavarësisht se nuk kanë diplomë specializimi janë kategorizuar në organikë si specialistë dhe e përfitojnë këtë pagesë pavarësisht mungesës së diplomës së specializimit, ndërkohë që mjekët pediatër të specializuar dhe ndjekin fëmijët në patologjitë e tyre, nuk e përfitojnë këtë pagesë.
Më poshtë letra drejtuar Ministres dhe Kryeministrit:
I/E Nderuar Drejtues,
E Nderuar Znj. Ministre,
I Nderuar Z. Kryeminister,
Ne vijim te VKM “Për Disa Ndryshime në Udhë zimin Nr.1, Datë 03.05.2017, Për mënyrën e Pagesës Dhe Shpërblimit për Punojësit e Qendrave Shëndetësore Nga Skema e Detyrueshme e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetë sor të Ndryshuar’’
Nga ana e FSDKSH, ne daten 24.04.2023 u shpall Udhezimi Nr.8 “Per Disa Ndryshime ne Udhezimin Nr.1, Date 03.05.2017 “Per Menyren e Pageses dhe Shperblimit per Punonjesit e Qendrave Shendetesore nga Skema e Detyrueshme e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, Te Ndryshuar’’ i FSDKSH, ne zbatim te propozimit te Kryeministrit. ku udhezonte ne Kapitullin 2, Pika 1.3 te Udhezimit Nr.1:
“1.3, shtesa per specializime pasuniversitare sipas deshmive te leshuara nga Fakulteti i Mjekesise, per mjek familjeje, patologji, pediatri, 45.000 leke…”
Ne baze te Udhezimit Nr.8, rregullohet shprehimisht vlefshmeria e tij per diplomat pasuniversitare te leshuara nga Universiteti i Mjekesise, duke nenkuptuar keshtu perfitimin e shteses se pages nga te gjithe mjeket e pajisur me nje diplome te tille, pavaresisht specialitetit.
Mjeket e familjes te cilet, plotesojne kete kriter studimi e jane te pajisur me kete diplome te leshuar nga Fakulteti i Mjekesise, Universiteti i Tiranes, perfitojne te drejten e rritjes se pages me 45.000 leke.
Kjo iniciative ishte e shumepritur, motivuese e mjaft e pershendetur nga ana e te gjitheve ne, mjekeve, qe perpos misionit e sfidave te vazhdueshme te ofrimit te kujdesit shendetesor nder vite, kemi pasur nje rrugetim akademik tejet te gjate, perfshire ketu edhe specializimin.
Nga ana e FSDKSH, serish, ne daten 28.04.2023 u shpall Udhezimi Nr.9 “Per Nje Ndryshim ne Udhezimin Nr.1, Date 03.05.2017, Per Menyren e Pageses dhe Shperblimit per Punonjesit e Qendrave Shendetesore nga Skema e Detyrueshme e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, Te Ndryshuar’’ i cili ne Kapitullin 2, Pika 1.3 ndryshon si me poshte:
“1.3 shtesa per specializime pasuniversitare sipas deshmive te leshuara nga Fakulteti i Mjekesise, per mjekesi te familjes, patologji, pediatri, 15.000 leke...”
Udhezimi Nr.9 zevendeson Udhezimin Nr.8, me synim diferencimin e mjekeve te familjes, edhe pse, mjeke specialist e mbajtes te diplomes se specializimit (pasuniversitar) leshuar nga Fakulteti i Mjekesise, Universiteti i Tiranes, me nje shtese page, tre here me te ulet, ne 15.000 leke.
Duke qene se ndjehemi te prekur e te fyer konsiderueshem nga keto masa te nxituara, Ne, mjeket specialiste te familjes, e kundershtojme Udhezimin Nr.9, duke Ju parashtruar si vijon argumentat tona:
Udhezimi Nr. 9, gjykojme se eshte antikushtetues e diskriminues, duke shkelur parimin themelor te barazise ne pune persa lidhur me arsimimin. Specilaiteti yne -Mjek Familjeje nuk mund te diskriminohet ne raport me specialitetet e tjera te tilla si Mjek Dermatolog, Okulist, etj.
Diploma jone eshte leshuar nga Fakulteti i Mjekesise/aktualisht Universiteti i Mjekesise, pas nje cikli te plote studimesh 3-vjecare dhe nuk mund te cilesohet si nje “deshmi”, sikurse ne Udhezim.
Gjithashtu, pas nje konkursi te zhvilluar ne baze te kritereve te percaktuara nga Fakulteti i Mjekesise, jemi perzgjedhur si mjeke specialist familjeje ne baze te aftesive dhe rezultateve akademike.
Ne gjykojme se Udhezimi Nr.9 nuk duhet te legjitimohet per si e sa ndryshuar, per sa kohe bie ndesh me organizimin strukturor te programit akademik te Universitetit te Mjekesise, ku vijohet te ofrohet nje dege studimi pasuniversitare per specialitetin Mjek Familjeje. Ky program kerkon investime te konsiderueshme ne kohe, intelekt e burime monetare, te cilat mesa na rezulton, nga organet ligjzbatuese te shendetesise, jo vetem qe nuk vleresohen sipas merites, por nuk njihen fare, duke mos u konsideruar aspak si nje vlere e shtuar ne rradhet e bluzave te bardha e njeherazi duke u barazuar keshtu me nivelin e pare te studimit te mjekesise se pergjithshme. Per me teper, kjo konntradikte, e prodhuar nga Udhezimi Nr.9, date 28.04.2023, ben te pavlefshem ekzistencen e katedres se Mjekut te Familjes prane Universitetit te Mjekesise.
Ne konkludojme se kriter diferencimi dhe vleresimi nuk ka qene as niveli i sherbimit mjekesor: paresor apo sekondar, persa kohe koleget tane ne sherbimin paresor nuk jane diferencuar nga mjeket specialist te niveleve te tjera te sherbimit, gje qe pa asnje diskutim na gezon, per sa lidhur me ta, por njekohesisht edhe na demotivon e diskriminon ne punen tone te perditshme.
Ne kerkojme mbeshtetjen maksimale nga ligjzbatuesit, per vleresimin e duhur e jo denigrimin e figures se Mjekut te Familjes, per me teper edhe perballe popullates te ciles i sherben cdo dite me perkushtim. E para dere e bluzave te bardha, qe cdo pacient troket ndan e transmeton shqetesimet e tij shendetesore, ura lidhese per referimin dhe ofrimin e kujdesit te duhur shendetesor, keshilluesja e promovuesja e jeteses se shendetshme per parandalimin e semundjeve, jane pergjegjesi qe duhet te garantohen te kryhen me motivim e buzeqeshje, vecanerisht, pas nje rrugetimi tejet te gjate akademik, e keto, jo vetem nga ana jone.
Ne mbyllje te shkrese ankeses sone, Ju lutemi te na parashtrohet baza ligjore ku mbeshtetet ky ndryshim vendimi, intrepretimi ligjor si edhe aresyetimi i bere, i mbeshtetur ne fakte, per diferencimin e pagave dhe per zhvleresimin e diplomes se mjekut specialist te familjes, si dhe aresyen e kundershtimit te Udhezimit Nr.8 ne nje hark kohor 4 ditor.
Me respekt e konsiderate
Mjeket e Familjes
Specializuar prane Katedres se Mjekut te Familjes
Universiteti i Mjekesise, Tirane.








Lini një Përgjigje