TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Maj 2023, 10:36

Ekspertizë shëndetësore për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Gjykata cakton dy ekspertë mjeko-ligjorë

Shkruar nga Pamfleti

Ekspertizë shëndetësore për ish-kryebashkiakun e

Gjykata e Posaçme caktoi dy ekspertë të mjekësisë ligjore për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Ai përfundoi në prangat e policisë në lidhje me abuzimin për një tender prej rreth 3 milionë euro.

Ndërsa nëpërmjet avokatit të tij i kërkoi gjykatës një masë më të lehtë se ajo e arrestit me burg, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme vendosi të caktojë dy ekspert mjeko-ligjorë që do të përcaktojnë nëse pretendimi i të arrestuarit qëndron.

Sipas palës mbrojtëse, Alla prej disa kohësh po trajtohet në spitalin e burgut për problemet që ka me zemrën, ndërsa qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë shëndetin.

Alla përfundoi nën akuzat e ngritura nga SPAK për tenderin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës, me dyshimet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ku bashkë me zyrtarë të tjerë të Bashkisë dhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, favorizuan në garë mikun e kryebashkiakut, Aqif Koneshën.

Lefter Alla ka qenë nën survejimin e policisë dhe më pas të SPAK sapo është hapur hetimi për shkeljen e barazizë në tenderin me vlerë 3 milionë euro.

Ish kryebashkiaku i Bulqizës së bashku me vartësit e tij kanë përpiluar letrat me qëllim që tenderin ta fitonte bashkimi i kompanive “BOE EGLAND& BE-IS”. Më pas punimet do t’i kryente kompania”2AF ALBANIA” GROUP e cila do të merrte edhe shumën e përcaktuar nga buxheti i Bashkisë. Kjo e fundit administrohej nga Aqif Konesha, njeri i afërt i Allës.

Gjatë vëzhgimeve në terren dhe përgjimeve, SPAK ka arritur të sigurojë prova për lidhjen mes tyre. Ata janë parë së bashku në disa ambiente, kanë udhëtuar jashtë vendit dhe kanë patur komunikimi mes tyre në rrjetin Whatsapp.

spak lefter alla

Lini një Përgjigje