TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Mars 2024, 14:45

Atentati në Larushk, Softa: Gentjan Bejtja duhej monitoruar nga policia, grupet kriminale s’të falin

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Larushk, Softa: Gentjan Bejtja duhej monitoruar nga policia,

Eksperti i kriminalistikës, Fation Softa foli në lidhje me ekzekutimin e Genjtan Bejtja, ditën e djeshme në Fushë-Krujë.

Softa u shpreh se Bejtja duhej të merrej në mbrojtje nga policia duke qenë se dhe më parë ka qenë pre e atentateve.

Sipas tij grupet kriminale, nëse të vënë në shënjestër nuk e lënë pa e arritur objektivin e tyre.

“Kanë qenë tre atentate, ky është i katërti derisa i mori jetën. Të tre atentatet, të realizuar në të njëjtat forma. Kemipasur një të arrestuar 6 muaj më parë.

Nga atentati i parë dhe deri te momenti i ekzekutimit, një person që ishte nqë qendër dhe në shënjestër të krimit, duhet të kishte pasur një informacion se kush kanë qenë personat e interesuar për ta eleminuar atë. Kjo tregon për grupet e organizimeve të cilët, kur të vejnë në shënjestër nuk ka shans të shpëtosh. Kjo është fatkeqësi”, tha Softa në një intervistë për Euronews Albania.

 

atentat larushk softa gentjan bejtja policia grup kriminal

Lini një Përgjigje