
Gazetari Arion Sulo deklaroi se krimi i organizuar ka marr guximin të kërcënojë prokurorët e SPAK sepse krimi fatkeqësisht bashkëjeton me strukturat ligj zbatuese në Shqipëri.
“Fakti që kërcënohen prokurorë të SPAK tregon që lufta ndaj krimit të organizuar ka ardhur deri aty sa ti rrezikojë situatën grupeve kriminale, fatkeqësisht nuk është hera e parë që kjo ndodh në vendin tonë, po të kujtojmë se hakmarrja për drejtësi i ka bërë atentat shoferit të Prokurorit të Përgjithshëm në vitet 2000. Po ashtu ka vrarë dhe ekzekutuar policë të forcave të rendit”, u shpreh ai.
Më tej ai shtoi se këtë guxim krimi e ka sepse bashkëjeton me strukturat ligj zbatuese.
Gazetari tha se prokuroria është vetëm përballë krimit.
“Krimi shkon deri te Prokurorët e Posaçëm sepse krimi bashkëjeton këtu me kupolën politike. Kjo s'do të ndodhte nëse krimi s'do të ndante vota dhe licenca për bastet me politikën, kullat e me radhë. Prokuroria është vetëm përballë krimit", tha Sulo në emisionin “3D”.
Lini një Përgjigje