TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Mars 2024, 08:55

Vrasja e Gentjan Bejtjas në oborrin e shtëpisë, Elton Qyno: Krimi ka marrë drejtimin!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Gentjan Bejtjas në oborrin e shtëpisë, Elton Qyno: Krimi

Gazetari Elton Qyno shkruan se vrasja e Gentjan Bejtjas në oborrin e shtëpisë, tregon qartazi se krimi në Shqipëri ka marr drejtimin.

“Goditja e Gentjan Bejtjas për të dytën herë në oborrin e shtëpisë, ku këtë herë autorët e arritën qëllimin, tregon qartazi se krimi në këtë vend ka marr drejtimin.

Brenda një kohe të shkurtër dy atentate brenda në shtëpi, me dy viktima dhe dy fëmijë të plagosur.

Kjo është Shqipëria. Ca dalin nëpër takime e justifikohen se po bëjnë shtet ligjor dhe po mbrojnë rendin dhe sigurinë publike. Qesharake e gjitha...”, -shkruan Qyno.

Gentjan Bejtja përgjatë një viti e gjysmë u përball me tre atentate, ku ditën e djeshme mbeti i vrarë në oborrin e shtëpisë së tij.

Babai i katër fëmijëve më parë ka shërbyer si punonjës i policisë së burgjeve, por shumë shpejt u përfshi në vorbullën e krimit të organizuar, në Fushë-Krujë, pasi dyshohej si i përfshirë në zhdukjen e Enver Stafukës, si i implikuar në goditjen me armë të Mariglen Hakës, ku e vrarë mbeti halla e tij dhe në disa ngjarje të tjera kriminale.

Gentjan Bejtja, bënte një jetë mes Fushë-Krujës dhe zonës së Lezhës, ku qëndronte i fshehur.

Ndërkohë lidhur me atentatin Policia e Tiranës gjatë mbrëmjes së djeshme shoqëroi 6 persona, me të cilëve Mariglen Haka dhe individë të botës së krimit.

Hetimet për këtë rast vijojnë por nuk ka asnjë person të dyshuar.

Lini një Përgjigje