
Gjykata e Sarandës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e arrestuar pak ditë më parë për abuzime me pronat.
Para Gjykatës së Sarandës kanë dalë sot për t’u njohur me masat e sigurisë ish Drejtoresha e Kadastrës Sarandë, Aida Demi 40 vjeç, ish specialistët e ASHK Sarandë, Erald Lika 33 vjeç dhe Ermen Stroka 34 vjec, të akuzuar për “shpërdorim detyre”. Si dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gani Hoxha, 61 vjeç, i akuzuar për “falsifikim dokumentesh”.
Prokuroria e Sarandës kishte paraqitur kërkesë në Gjykatën e Sarandës për caktimin e masës së sigurisë “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit” për Demin dhe “Arrest në shtëpi” për Likën, Strokën dhe Hoxhën, masa të cilat u pranuan dhe caktuan më pas nga Gjyqtari Fatmir Ndreu në 13 maj. Policia e Sarandës dhe Tiranës ekzekutoi masat duke sekuestruar pasaportën e Demit dhe izoluar në banesat përkatëse Likën, Strokën dhe Hoxhën.
Sipas Prokurorisë, “nga këto veprime të kundraligjshme të specialistëve dhe ish Drejtoreshes së ASHK Sarandë, është tjetërsuar një pasuri Truall me sipërfaqe 1000 m2 dhe godine katër kate me sipërfae ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sipërfaqe 1056 m2 aktivitet social ekonomik.
Kjo godinë disponohej dhe jepej me qira prej vitesh nga pronarët e vërtetë një subjekti të njohur tregtar në të gjithë teritorin e vendit i cili ushtronte aktivitet edhe në periudhën kur janë kryer procedurat e legalizimit”. Bëhet fjalë për truallin në pronësi të familjes Sejko nga Saranda, të cilën arriti ta kalojë në pronësi të tij, përmes veprimeve në ASHK Sarandë, ish deputeti i Partisë Demokratike Gani Hoxha.
Lini një Përgjigje