
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se Policia e Shtetit ka zhvilluar operacione të rëndësishme antikanabis në Krujë dhe në Kavajë.
Balla theksoi se policia e Shtetit vijon sistematikisht goditjen e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave dhe mjediseve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka. Dy operacione të tjera në Krujë dhe Kavajë kanë goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Gjithashtu Policia e Shtetit vijon sistematikisht goditjen e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave dhe mjediseve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë
Lini një Përgjigje