TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2024, 12:14

Vrasja e shqiptares në Athinë, reagon kryeministri Mitsotakis

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e shqiptares në Athinë, reagon kryeministri Mitsotakis
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për vrasjen e 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj në Athinë mëngjesin e së enjtes.

Kryeministri grek theksoi se “po bëjmë një përpjekje të madhe nga njëra anë duke trajnuar policinë për të menaxhuar siç duhet këto incidente, po bëjmë një fushatë informuese në mënyrë që gratë të dinë se mund t’u drejtohen autoriteteve për mbrojtje.

Këto politika nuk do ta zgjidhin problemin por do ta reduktojnë në mënyrë drastike. U bëj thirrje grave që të përdorin edhe strukturat pritëse, sepse kur nuk ka strehim të sigurt, gjërat mund të jenë potencialisht të rrezikshme”.

Në 5 vitet e fundit nga 2020 deri tani në Greqi kanë ndodhur gati 100 raste të femicidit. Vrasja e 40-vjeçares është rasti i 6 për 2024.

 

kyriakos mitsotakis enkelejda danaj athinë

Lini një Përgjigje