TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2024, 10:05

“Po të luajti njeri aty brenda…”, publikohen pamje të tjera nga dorëzimi në polici i Azgan Mernicës, familjarët i japin zemër (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Po të luajti njeri aty brenda…”, publikohen pamje
Azgan Mërnica

Pas shumë orë kërkimesh nga forca policore, mbrëmjen e djeshme autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Azgan Mërnica u vetëdorëzua.

Ai u bind nga familjarët e tij dhe vendosi që të dorëzohet para uniformave blu, në afërsi të fshatit Dërmenas, aty ku mendohet se fshihej.

Nga pamjet e publikaura për meduat, 23-vjeçari shihet duke qeshur dhe tepër i qetë.

Një videon e publikuar mbrëmjen e djeshme, dëgjohet një grua ku i thotë “Azgan… Zoti para, hajde rrugën e mbarë”.

Ndërsa në një video tjetër një i afërm i tij e këshillon dhe i thotë “nëse të luan njeri aty brenda…”, ndërsa Azgani e qetëson, nga mimika e tij lë të nënkuptojë që është shumë i qetë dhe se nuk ka aspak frikë.

Gjatë natës ai është marrë në pyetje, por dëshmia nuk është zbardhur ende. I riu e ka pranuar krimin dhe versionin se gjithçka ndodhi për kalimin në rrugën e fshatit. Vrasësi mësohet se nuk ka shprehur pendesë.

Azgan Mërnica përballet me dy akuza, vrasje të punonjësit të policisë së shtetit dhe armëmbajtje pa leje. Nga vrasja, te arratia, e mosshfaqja e pendesës pozitat e tij nuk janë aspak të favorshme dhe rrezikon dënimin maksimal.

Novruz Cenalia po shkonte për në punë mesditën e së hënës kur fati tragjik deshi që në një rrugë të fshatit Baltëz të përballej pikërisht me 23-vjeçarin Azgan Mërnica. Përplasja me fjalë bëri që të dy të dilnin jashtë mjeteve të tyre, e pikërisht në këtë moment 23-vjeçari nxori pistoletën dhe e qëlloi efektivin për vdekje.

28-vjeçari u përcoll për në banesën e fundit një ditë më parë, në një ceremoni shtetërore. Ai la pas bashkëshorten me të cilën kishte vetëm 1 muaj që ishte martuar, prindërit, motrën e vëllain.

azgan mërnica familjarët

Lini një Përgjigje