
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuq vendimin e Shkallës së Parë për personat e vënë në hetim lidhur me shpërthimin në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela, ku për pasojë humbën jetën dy punonjës (babë e bir) dhe u plagosën të paktën 7 të tjerë, mes të cilëve edhe vetë deputeti.
Avokatët kishin kërkuar heqjen e masës së pezullimit për inspektorët e IMT Lushnje. Ndërkohë nga ana tjetër SPAK vijon hetimet ku ka urdhëruar kryerjen e një sërë veprimeve, përfshirë akt-ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit, ndërsa është në pritje të konkluzioneve që do të nxirren.
Vetë deputeti deri më tani nuk është proceduar ndonëse u konstatuan shkelje duke nisur që nga “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shkelje e rregullave në punë”.
Nga shpërthimi humbën jetën Roland dhe Elidon Hoxha babë e bir, që e kishin ditën e parë të punës dhe të paregjistruar si punëmarrës në instancat përkatëse, ndërsa mbetën të plagosur 7 të tjerë.
Pas kalimit për kompetencë tek SPAK i dosjes hetimore, Prokuroria e Posaçme kërkoi në GJKKO rivlerësim të masave që kishte caktuar Gjykata e Fierit. Shumica e personave që u është ngritur akuza janë pa masë sigurie, përveç asaj të pezullimit nga detyra, ndërsa i vetmi që u arrestua ishte Leonard Gjini, kompania e të cilit kishte marrë përsipër punimet.
Edhe ky i fundit qëndroi në qeli vetëm 2 ditë, duke u liruar pa asnjë masë, teksa GJKKO tha se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Të pezulluar nga detyra
1-Robert Kola kryeinspektori i IMT Lushnjë
2- Miklovan Petro jurist i IMT Lushnjë
3- Eugert Sina inspektor i IMT Lushnjë
4- Kudret Sula inspektor i IMT Lushnjë
5- Ilmi Uku inspektor i rajonit nr 5 Bashkia Lushnjë
Lini një Përgjigje