TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2023, 16:36

"Hetimet për Beqajn do të shtrihen edhe në Poloni", Klodiana Lala: Ka kryer transaksione në kompani të ndryshme

Shkruar nga Pamfleti

"Hetimet për Beqajn do të shtrihen edhe në Poloni",

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje lidhur me hetimet e SPAK ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ajo u shpreh se hetimet për ish-ministrin Beqaj do të shtrihen edhe në Poloni, pasi dyshohet se atje janë kryer disa transaksione.

Lala tha gjithashtu se nga përgjimet e 5 personave ka rezultuar se tenderët dhe fondet e Ministrisë së Shëndetësisë janë përdorur nga ish-ministri për të kryer transaksione në kompani të ndryshme.

Sipas saj, gjasat janë që të shkohet drejt ashpërsimit të masës ndaj Beqajt.

“Kujtojmë se që prej mesditës së djeshme, me urdhër të SPAK, BKH dhe policia janë duke ushtruar kontroll në ambientet e farmacisë “Delta Pharma”, por edhe në disa farmaci të tjera, kryesisht në Tiranë. Kontrolli vjen në sajë të një hetimi të ri penal, pas indicieve që SPAK ka marrë, ku dyshohet se në kohën kur Ilir Beqaj ka qenë ministër i Shëndetësisë, ka lidhur kontrata klienteliste me këto farmaci.

“Ditën e djeshme është ushtruar kontroll në banesën e ish-ministrit. Ish-ministrit dhe bashkëshortes së tij iu janë sekuestruar telefonat si dhe kompjutera. Janë ushtruar kontrolle edhe në ‘Delta Pharma’. Dyshohet se Beqaj është përfitues fundor i disa mln euro që më pas mund të jenë bërë transaksioneve në kompani të ndryshme. Janë duke u parë dhe çështjet që kanë të bëjnë me tenderat dhe me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ka rezultuar sipas hetimeve se kanë përgjuar 5 persona të dyshuar. Priten që hetimet për ish-ministrin do të shtrihen edhe në Poloni, atje ku mendohet se janë bërë disa transaksione. Janë të paktën 27 kontrolle që janë ushtruar dje dhe që vazhdojnë dhe sot. Hetimet janë duke vijuar dhe gjasat janë që të shkohet drejt një ashpërsimi të masës ndaj Beqaj”, tha Lala për “News 24”.

Lini një Përgjigje