
Ermal Yzeiraj, avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas daljes nga SPAK foli për kontrollin e ushtruar dje nga BKH-ja në banesën e klientit të tij.
Sa i takon kontrolleve të kryera dje nga agjentët e Byrosë Kombëtarë të Hetimit, ai tha se Beqajt dhe personave të tjerë të vënë nën hetim, u janë sekuestruar kompjuterë, dokumente e celularë.
Ai shtoi se materiale të tilla janë sekuestruar edhe në ambientet e tjera të kontrolluara si në farmacitë Delta Pharma apo Natë e Ditë, si edhe në banesa të tjera të kontrolluara në të gjithë anëtarët e SASPAC, një hetim tjetër që tashmë SPAK ka në dorë.
“Vendimi i gjykatës i kishte të listuar emrat e personave, tek të gjithë është bërë kontrolli. Jo të gjithë janë njoftuar për të pasur të drejtën e një avokati të pranishëm. Nuk mund të them detaje për çështjen. Janë disa çështje që prekin Ilir Beqaj. Nuk komentoj dyshimet që mund të ketë organi i akuzës për s ai përket kontrollit të banesës. Dëshira e Beqaj që të jetë i hapur për hetimet”, tha avokati.
I pyetur se çfarë lidhje ka Beqaj me pronarët e Delta Pharma dhe rrjetin e farmacive Ditë e Natë, avokati nuk komentoi, ndërsa tha se i takon organit të akuzës. Avokati tha se kontrollet janë pjesë e një hetimi ndaj një personi tjetër, ndërsa thotë se Beqajt nuk i është komunikuar statusi i personit në hetim. Ai tha se organi i akuzës ka në dorë përgjime ambientale dhe telefonike, por pa dhënë shumë detaje.
“Se çfarë lidhje ka dhe nëse këto lidhje përmbajnë apo jo elementë të veprës kriminale i takon organit të akuzës. Di që ka pasur kompjuterë, celularë dhe dokumente. Besoj se po të ishte regjistruar statusin do e jepnin zyrtarisht, nuk e ka marrë këtë status. Ekziston një person tjetër që është në hetim. Hetimi flet për përgjime ambientale dhe telefonike”, tha ai.
Lini një Përgjigje