TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 18:13

GJKKO nesër seancë me Berishën, reagon avokati i tij: Nuk e kuptoj vendimin!

Shkruar nga Pamfleti

GJKKO nesër seancë me Berishën, reagon avokati i tij: Nuk e

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka reaguar pas njoftimit të GJKKO-së se ditën e nesërme ka thirrur për të marrë në pyetje ish kryeministrin.

Euronews Albania raporton se pas kontaktit që pati me avokatin Gjokutaj, ky i fundit tha se nuk e kupton vendimin që i është paraqitur, klientit të tij.

Ndërkohë më herët, teksa mbahej seanca për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, Gjokutaj deklaroi për mediat se Sali Berisha nuk ka pasur seancë sot pas vendimi nuk është ekzekutuar dhe është i paligjshëm. Avokati u shpreh se në momentin që Berisha nuk ka marrë dijeni dhe nuk është ekzekutuar ky vendim, ai nuk është pjesë e procesit.

Kujtojmë se Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua mbrëmjen e të shtunës në Rinas. Arrestimi u bë me urdhër të SPAK, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.

Në pranga u vu edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit edhe, për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.

gjokutaj berisha gjkko

Lini një Përgjigje