TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 16:52

Berisha jashtë burgut, ironizon Artan Hoxha: Italia arrestoi kreun e “Koza Nostrës” 78 vjeç, drejtësia jonë krenohet me Bac Mustafë Shutin nga Hasi

Shkruar nga Pamfleti
Berisha jashtë burgut, ironizon Artan Hoxha: Italia arrestoi kreun e
Mustafa Shuti

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar vendimin e SPAK dhe GJKKO për të mos arrestuar Sali Berishën. Ai ka treguar se si antimafia italiane arrestoi bosin e “Koza Nostrës”, Don Bernardo Provenziano në moshën 78-vjeç. Ndërsa sipas tij, te ne drejtësi krenohet me arrestimin e një 76-vjeçari në kuadër të operacionit “Volvo 4”, katër vite më parë. Ndërkohë vetë Berisha ka mbetur jashtë.  

Duke rrëmuar në arkivë…

Fiks 5 vite më parë, më 23 tetor 2018, gjatë operacionit me emrin e koduar “Volvo 4”, Prokuroria e Krimeve të Rënda, lëshoi urdhër-arresti për një 76-vjeçar në një fshat te Hasit…

Jo po mos me thoni që nuk ngjajmë me antimafian italiane....

Ata arrestuan bosin e organizatës mafioze Koza Nostra, Don Bernardo Provenziano në moshën 78-vjec, ....

ndërsa ne arrestuam "bosin" e Brenogut në Has, Bac Mustafe Shuti 76-vjec....

Pune bos-ash me nje fjale, te paktën nga mosha nuk qahemi dot, i jemi afruar shume Don Provenzano”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje