TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 16:47

Arrestimi i Jamarbër Malltezit, plas sherri në studio: Mos e mbro Berishën, sa të kanë paguar?

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Jamarbër Malltezit, plas sherri në studio: Mos e mbro

Arrestimi i dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit është tema më e nxehtë e diskutimeve këto 2 ditët e fundit.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” gazetarja Alba Kepi tha se përpara se të jetë dhëndri i Sali Berishës, është nipi i një prej familjeve më të nderuara Begeja, që ka 60-70 mijë metra katrorë pronë në Tiranë dhe ka marrë vetëm 5% të tokës që ia kanë lënë trashëgimtarët.

"Unë po flas fakte, ti Endri e ke personale me Berishën prandaj flet kështu”, tha gazetarja.

Ndërsa Endri Shabani ndërhyri duke thënë se prona është e shenjtë po zotëria e ka vjedhur. Ka marrë tokën dhe fondet publike. Ndërsa më pas, në debat u përfshi edhe avokati Kujtim Cakrani.

Debati mes tyre:

Shabani: Po boll o burr..

Kujtim Cakrani: Po ti thua mos gënje publikun dhe vetëm po e bën…

Shabani: Mos e mbro Berishën, se nuk e di sa të kanë paguar…

Cakrani: Ore unë s’jam anëtar partie, unë vij nga familje që e ka themeluar këtë vend. Nuk vij nga familje plebenjsh si puna jote o djali

Shabani: Po ça i ke këto budallallëqe, ti je inferior me formimin tim…

Cakrani: Jeni ju, ti, partia jote që keni grabitur pronat që në ‘44

Shabani: Po ç’është ky mor, ku e keni gjetur këtë mor, ik mor se qenke i çuditshëm. Silli një paracetamol këtij…

Cakrani: Po ju jeni parti hajdutësh, ju Nisma Thurrje jeni të gjithë enveristë, jeni enveristë të vegjël, debatikas..

Shabani: Tani o përzeje këtë ose disiplinojeni…

arrestim berisha jamarber malltezi debat

Lini një Përgjigje