TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 17:11

Debate në sallë, Arben Kraja përplaset me avokatin e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Debate në sallë, Arben Kraja përplaset me avokatin e

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha është përplasur sot me prokurorin Arben Kraja.

Gjatë seancës për njohjen me masën e sigurisë ndaj Jamarber Malltezit dhe biznesmenit Fatmir Bektashi, avokati Gjokutaj ka kërkuar të njihet me dosjen.

Por prokurori Kraja e ka pyetur avokatin në çfarë cilësie ishte dhe çfarë përfaqësonte. Gjokutaj i është përgjigjur se është avokati i Sali Berishës.

Por në këtë moment Kraja i ka kërkuar të dalë nga seanca pasi ai nuk ka prokurë, dhe se sot nuk është seanca ndaj shtetasit Sali Berisha, por ndaj Jamarbër Malltezit e Fatmir Bektashit. Më pas edhe gjykata e ka refuzuar.

Lini një Përgjigje