TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 17:47

Akuzat ndaj Berishës, Erl Murati: S'është habi, e paralajmëroi Biden që në 2021 me urdhrin për korrupsionin

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat ndaj Berishës, Erl Murati: S'është habi, e

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, arrestimin e dhëndrit të Sali Berishës, si dhe hetimet për këtë të fundit, të dyshuar për korrupsion.

Murati u shpreh se nuk është aspak habi lajmi për urdhrin e SPAK ndaj Berishës, duke thënë se Shqipëria është një ndër vendet më të varfra, me politikanët më të korruptuar, e në këtë kuptim emrat e këtyre të fundit nuk përbëjnë ‘surprizë’.

Ai tha gjithashtu se ajo që bën SPAK sot, janë hapat drejt një drejtësie reale. Ai solli në vëmendje edhe një urdhër të lëshuar nga SHBA në 2021, ku thuhej se korrupsioni në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, është rrezik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Akuza që u ngrit ndaj Berishës, ky është lajmi më i rëndësishëm. Është akuzuar për herë të parë nga SPAK ish-kryeministri. Nuk ishte surprizë as për mua as për shumëkënd, sepse jemi një nga vendet më të varfra sepse kemi një klasë politike të korruptuar. Në këtë pikë, nuk surprizohemi kur politikanët akuzohen për korrupsion. Po ashtu është i shpallur non-grata për korrupsion madhor nga SHBA.

Tregon se SPAK ka nisur në këtë maratonë të gjatë drejt drejtësisë ideale, bën hapa të rëndësishëm. E nisi me Kokën, Ahmetajn dhe raste të tjera, dhe sot shohim që Berisha është akuzuar për korrupsion.

Nuk besoj se Berisha do të largohet nga vendi. Kryesisht ka mbajtur qëndrim kritik nga SPAK, e ka quajtur në mënyrë të vazhdueshme ‘skap’. Nuk besoj se SPAK është nën kontrollin e kryeministrit, sepse nëse do ta besoja këtë do ë besoja dhe që kemi kryeministrin më të ndershëm. Sepse nuk mundet që kryeministri të hapë një hetim ndaj zv. Kryeministrit.

Po ndodh ajo që u paralajmërua në 8 qershor të 2021, kur Biden deklaronte se korrupsioni në Shqipëri dhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë, është rrezik për SHBA. Përmendet Ballkani Perëndimor, dhe Shqipëria është i vetmi shtet që përmendet me emër në këtë urdhër të Presidentit Biden”, tha Murati për “News 24”.

“Urdhri zgjeron hapësirën gjeografike të regjimit ekzistues të sanksioneve, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe zgjeron kriteret për kërcënimet aktuale ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe interesave të politikës së jashtme në rajon, duke përfshirë pengimin e proceseve demokratike dhe gjyqësore, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhej në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

erl murati berisha spak

Lini një Përgjigje