TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 15:39

“Gjithçka nisi nga një celular i sekuestruar”, Klodiana Lala zbulon “lëvizjen” e gabuar që fundosi Ilir Metën!

Shkruar nga Pamfleti

“Gjithçka nisi nga një celular i sekuestruar”, Klodiana

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta nuk ishte një lajm i beftë, pasi pritej.

E ftuar në rubrikën Opinion në News 24, Lala theksoi se ish-presidenti prej kohësh ka “shënjestruar” SPAK-un. Ajo shtoi se hetimet për Metën kishin 4 vite që kishin nisur. Ajo theksoi se gjithçka nisi nga një celular i sekuestruar në të cilin ndodheshin të dhëna për veprimtarinë e ish-presidenti.

Nuk ishte lajm i beftë arrestimi i Ilir Metës. Meta prej kohësh ka pasur gjuhë të ashpër ndaj SPAK. Janë dhe persona të tjerë me masë sigurie. Me masë detyrim paraqitje është edhe Monika Kryemadhi, ish-bashkëshorte e Ilir Metës. Prokuroria ka 4 vite që ka nisur hetimet për disa çështje.

Së pari, hetimi ka qenë me aferën CEZ-DIA, ka qenë i dënuar për çështjen Kastriot Ismailaj dhe ka pasur persona të tjerë të hetuar. Janë tre çështje të ndara, që janë ndalur tek hetimi pasuror. Edhe nga një celular i sekuestruar janë nxjerrë të dhëna të reja për veprimtarinë e Ilir Metës”, tha Lala.

Lini një Përgjigje