
Pas arrestimit, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mësohet se Meta është dërguar në Drejtorinë e Policisë me një mjet tip Golf.
Agjentët e BKH e kanë ndjekur Ilir Metën që nga Kosova me dy automjete.
Mësohet se Meta është shfaqur i alarmuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Meta u arrestua për aferën e CEZ-DIA dhe dosjen e kunatit SGS. Teksa është dhënë masa e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ për ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.
Lini një Përgjigje