TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 14:24

Bashkëpunëtorë të Metës, kush janë dy personat e tjerë për të cilët u lëshua masë sigurie; njëri prej tyre babai i deputetes

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëpunëtorë të Metës, kush janë dy personat e

Përveç Ilir Metës, i cili u vu në pranga janë lëshuar edhe masa sigurie per dy persona të tjerë, Pirro Xhixho, babai i deputetes së PL-së, Erisa Xhixho dhe Ema Çoku.

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua të hënën më 21 tetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Meta akuzohet për korrupsion të kryer në bashkëpunim në tre raste, për pastrim parash dhe mosdeklarime e fshehje të pasurisë.

 

 

Lini një Përgjigje