
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është vënë pranga ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë raportohet se janë kryer kontrolle edhe në banesën e ish-deputetit të PL-së, Endrit Braimllari.
Ky i fundit u përjashtua nga radhët e PL-së, nga Ilir Meta, më 1 tetor në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.
Më pas Braimllari kërkoi edhe largimin e tij nga posti si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Lini një Përgjigje