TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 13:34

Arrestimi i Jurgis Çybjes, gazetari Qyno tregon si SPAK filloi hetimin ndaj ish-deputetit

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Jurgis Çybjes, gazetari Qyno tregon si SPAK filloi hetimin

Gazetari Elton Qyno ka folur lidhur me arrestimin e ish-deputetit të PS Jurgis Çybja.

Ai u shpreh se hetimi ndaj ish deputetit të PS-së, ka nisur nga SPAK duke u mbështetur në bisedat e aplikacionit ‘’SKY’’.

“Në fakt policia nuk është se është marrë me hetimin e këtij rasti.

Policia ka qenë në fazën përfundimtare  të arrestimit të Jurgis Çyrbjes.

Por hetimin kryesor e ka iniciuar edhe trajtuar Prokuroria e Posaçme SPAK e cila duke u mbështetur në bisedat e aplikacionit  ‘’SKY’’, të marra nga autoritetet belge, franceze e holandeze sigurisht që ka konstatuar që mes këtyre bisedave të një grupi kriminal dilte si përdorues edhe i një kodi të posaçëm edhe deputeti Çyrbja.

Në këto kushte janë analizuar të gjitha komunikimet të këtij kodi të përdorur nga Çyrbja dhe është konstatuar se kishte një intensitet të lartë bisedash përsa i përket elementëve të krimit të organizuar në qytetin e Durrësit”, tha Qyno për “Ora News”.

Lini një Përgjigje