TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 11:01

Arrestimi i Çyrbes nga SPAK/ Zbulohen sekretet shtetërore që ish deputeti socialist i shiti tek krimineli Altin Hajri

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Çyrbes nga SPAK/ Zbulohen sekretet shtetërore që
Jurgis Çyrbja

 Çyrbja i jepte informacione, Altin Hajri i siguronte vota për t’u zgjedhur deputet

Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje të hollësishme mbi akuzat që rëndojnë ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Sipas SPAK, në këmbim të votave në zonë, Çyrbja i siguronte Altin Hajrit, person i shpallur në kërkim, informacione për të shmangur kapjen e tij.

Për shkak të miqësisë që të dy kanë pasur, ish-deputeti socialist ka shfrytëzuar pozitën e tij si deputet ka ndërhyrë agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të favorizuar Hajrin, apo edhe kunatin e tij, i cili ka gjithashtu precedentë kriminalë.

Madje, Çyrbja e ka fshehur Hajrin edhe në banesën e tij në kohën kur ishte shpallur në kërkim nga Policia. 

Ai është interesuar në polici, në Interpol Tirana dhe është vënë në dijeni për masën e sigurisë që ka dal nga GJKKO ndaj Hajrit, për të vënë në dijeni këtë të fundit.

Pas kësaj, Çyrbja e ka informuar Hajrin edhe për operacionet e policisë që do zhvilloheshin për kapjen e tij, në kuadër të rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës.

Urdhër arresti u lëshua nga prokurori Adnan Xholi ndërsa verifikimi i masës së sigurisë do të bëhet të martën në orën 10.00.

Ndërkaq Prokuroria e Posaçme ka zbardhur dhe akuzat e plota ndaj Jurgi Çyrbjes, Altin Hajrit dhe Ahmet Mashës.

Çyrbja dhe Masha kanë kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror në më shumë se 7 raste. Këto informacione më pas u janë dhënë përmes aplikacionit Sky ECC personave të shpallur në kërkim nga Policia. Dyshohet po ashtu se Çyrbja pasi vihej në dijeni për operacione policore e kontrolle në Durrës, çonte informacion te personat në kërkim. 

Çfarë është “Certifikata e sigurimit të personelit”?

CSP, është dokumenti zyrtar i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ose i një autoriteti kompetent të sigurisë së një vendi tjetër i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.

Pa këtë dokument, asnjë person, edhe pse deputet, nuk lejohet që të marrë pjesë në mbedhjet e Komisionit, që hera-herës me dyer të mbyllura diskuton çështje shumë të rëndësishme për vendin.

Një sekret të tillë, Çyrbja e ka shitur dhe për këtë vepër, sipas Kodit Penal të Shqipërisë, rrezikon dënimin me gjobë ose me burg deri në 10 vite.

 Nga të tre akuzat e SPAK, kjo është më e rënda.

jurgis Çyrbja sekretet shtetërore

Lini një Përgjigje