TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 10:21

Sky ECC ‘fundos’ Jurgis Çurbjen e PS, priten urdhër arreste të tjera

Shkruar nga Pamfleti

Sky ECC ‘fundos’ Jurgis Çurbjen e PS, priten urdhër

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i ish-deputetit të PS, Jurgis Çurbja, ndaj të cilit rëndojnë 3 akuza "Korrupsion aktiv zgjedhor", "Përkrahje e autorit të krimit" dhe "Tregtimi i sekretit shtetëror".

Çyrbja dyshohet se ka ndikuar për të qenë në listë të sigurt për deputet në vitin 2021. Ende nuk ka shumë detaje, ndërsa pritet një njoftim zyrtar i SPAK.

Po ashtu, burimet thonë se ishte Ahmet Masha dyshohet se ka blerë vota për Jurgis Çyrbjen në 2021. Ai u arrestua bashkë me Çyrbjen, ndërkohë që rezulton se është edhe kunati i vëllait të ish-deputetit.

Ndërkohë këtë çështje priten masa të tjera arresti. Ndërkohë, Çyrbja është në akuzë edhe për "Përkrahje e autorit të krimit", pasi dyshohet se ka strehuar në banesë Altin Hajrin, pas vrasjes së Jan Prengës në janar 2020.

Për akuzën e tretë, tregtim i sekretit shtetëror, pritet që SPAK të japë më shumë detaje, por mund të lidhet edhe me faktin që Çyrbja ka qenë pjesë e Komisionit të Sigurisë në Kuvend. Gjithçka dyshohet se është zbuluar nga bisedat në Sky ECC.

Lini një Përgjigje