
Është identifikuar personi i shpallur në kërkim, pas vendosjes në pranga të ish-deputetit të PS-së, Jurgia Çyrbja.
Bëhet fjalë për Altin Hajrin, një emër i njohur i botës së krimit. Raportohet se ky i fundit ka ndërhyrë që Jurgis Çyrbja të ishte i treti në listën për deputet.
Bisedat në aplikacionin e koduar SkyEcc janë zhvilluar në vitin 2019. Mësohet se gjithashtu në biseda ka dalë edhe emri i shtetasit Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi.
Në biseda flihet që Jurgis Çyrbja të hynte në listën e sigurtë të PS-së për deputet. Altin Hajri ndërhyri për socialistin së bashku me Ahmet Mashën.
Çyrbja akuzohet për tre vepra penale.
“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, tha SPAK me anë të një njoftimi.
Kallëzimin për Çyrbjen fillimisht e ka bërë Edi Paloka për “shpërdorim detyre” kur ish-deputeti i PS ishte drejtor i Hipotekës në Durrës. Ky kallëzim ka shërbyer si indicie për SPAK që të thellonte më tej hetimet ndaj Jurgis Çyrbjes.
Jurgis Çyrbja dyshohet se ka përdorur edhe aplikacionin Sky Ecc. Po ashtu ka të dhëna, nga burimet pranë hetimeve, që pohojnë se Çyrbja ka komunikime me segmente të botës së krimit.
Lini një Përgjigje