
Teksa ka komentuar aksionin e SPAK sot, ku u ndalua ish-deputeti Jurgis Çyrbja, gazetari Lavdrim Lita ka treguar se si po forcohen grupet kriminale.
Sipas tij, SPAK ka rënë në gjurmët e një grupi të fuqishëm dhe kjo vetëm falë një porosie për ushqim. Sipas tij, janë porositur rreth 60 racione ushqimore në një vilë dhe nga verifikimet u pa se bëhet fjalë për një grup, i cili ka shumë anëtarë.
Sipas tij, në pranga pritet të bien deri në 60 anëtarë të këtyre grupeve kriminale.
“Një detaj pa zbuluar nga sekrete hetimore. Prokuroria ka hetuar një rast kateringu në një vilë në qarkun Durrës, ku janë porositur rreth 60 sanduiçë dhe pica drejt kësaj vile. Kanë bërë verifikime, se aty nuk ka pasur dasmë... dhe krudo, ‘sea food’, të frutave të detit. Ka pasur hetime të thelluara për veprimtarinë e tyre në territor...kjo tregon që këto grupe kanë një sasi të mëdha ushtarësh dhe nivele të ndryshme komandimi, drejtimi dhe nuk janë grupe shokësh, nga 2 në 5”, tha ai.
Në vijim, sipas tij, goditja e Strukturës së Posaçme ndaj grupeve kriminale dhe politikës do të jetë akoma më e thellë.
Lini një Përgjigje