TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2024, 22:30

Detajet, bashkë me Çyrben në pranga edhe kunati i vëllait të tij

Shkruar nga Pamfleti

Detajet, bashkë me Çyrben në pranga edhe kunati i vëllait

Zbardhen detaje mbi personin e dytë të arrestuar nga SPAK, bashkë me ish-deputetin Jurgis Çyrbja. Në pranga ra Ahmet Masha. Sipas informacioneve ata kanë lidhje krushqie mes tyre. Vëllai i Çyrbes e ka atë kunat.

Në vitin 2013 ai është arrestuar për kontrabandë nafte në Durrës. Ai u arrestua bashkë me 7 të tjerë në sajë të operacionit policor të koduar “Dallga”, ku u sekuestruan gjithashtu 3 anije peshkimi, 11 automjete, 3 mije litra nafte dhe 110 arka me verë.

Ndërkohë është shpallur në kërkim një tjetër person, emri i të cilit nuk dihet ende.

 

 

Lini një Përgjigje