
Ish-deputeti Jurgis Çyrbja pasi qëndroi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë së Durrësit, po transferohet drejt Tiranës.
Ndërkohë në Shijak po kryhen kontrolle banesash në kuadër të hetimit të SPAK
Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar këtë të diel me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai u arrestua sot së bashku me Ahmet Mashën, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Mbi ish-deputetin rëndojnë veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Lini një Përgjigje