
Prokuroria e Posaçme ka dalë me një reagim të shkurtër lidhur me arrestimin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja. Duke qenë se fillimisht u deklarua se ai u arrestua për një padi të bërë nga deputeti Edi Paloka për abuzime kur ka qenë drejtor Hipoteke, SPAK shprehet se nuk lidhet vetëm me të. Sipas organit të akuzës janë ngritur 3 akuza ndaj tij.
“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, njoftoi SPAK.
Sipas informacioneve, Çyrbja del te përjgimet e Sky Ecc dhe prandaj është ngritur akuza “Përkrahja e autorit të krimit”.
Lini një Përgjigje