
Sipas formularit në ILDKPI, vajza e Kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi, rezulton se deri më 15 shtator 2020 kur ka blerë këtë pasuri, ka qenë punonjëse me pagë mujore 30 mijë lekë te zyra juridike "CELIBASHI Consulting" e babait të saj, por po në këtë vit, çifti Celibashi kanë blerë dhe pasuri e kanë ushqyer llogarinë bankare me afro 1.5 milionë Euro …
Drejtuesi i institucionit shtetëror që organizon, menachon, kontrollon e certifikon zgjedhjet në Shqipëri, është i vetmi zyrtar i lartë pasanik, që nuk i janë verifikuar e hetuar pasuritë as nga Inspektorati përkatës dhe as nga SPAK, megjithëse ka patur e ka denoncime të shpeshta.
Një nga këto pasuri të dyshimta të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, është dhe apartamenti i vajzës së tij Telma Celibashi, në një nga kullat e Tiranës, për të cilat ajo nuk ka burime të justifikuara financiare.
Më 15 shtator 2020, dy muaj para propozimit e 20 ditë para zgjedhjes së Kryetar të KQZ-së, Ilirjan Celibashit, vajza e tij ka blerë një apartament me sipërfaqe 245.81 m2 hapësirë banimi dhe 111.1 m2 verandë, me sipërfaqe totale 356.9 m2.

Këtë pasuri, vajza e Kryetarit të KQZ e ka blerë 1 vit pasi ka përfunduar studimet për juridik; që rezulton se është një blerje e pamundur me të ardhurat e saj, mbasi pagën mujore në atë kohë e ka patur dhe vazhdon ta ketë 30 mijë lekë të zyra juridike "CELIBASHI Consulting" e babait të saj.
Ajo deklaron, se në momentin e porositjes së këtij apartamenti afro 360 m2, ka paguar 60 mijë Euro, por as për këtë vlerë nuk deklaron burimin e të ardhurave dhe as vlerën totale të blerjes, sespe dihet, që në shtator 2020, çmimi për 1 m2 apartament në kullat e Tiranës ishte 2800 Euro m2, që do të thotë se vlera është 1 milion Euro dhe nuk besojmë se ia dha daja, Fatmir Mediu.
Po gjatë vitit 2020, prindërit e saj Ilirjan e Ardjana Celibashi (Mediu) kanë blerë 4000 m2 ullishte në Vlorë dhe 3 apartamente në Tiranë; kanë ndërtuar e legalizuar vilë 270 m2 mbi sipërfaqe trualli 561 m2, të vlerësuar 323 mijë e 420 Euro dhe kanë krijuar llogari bankare 375 mijë Euro, kur të ardhurat vjetore nga biznesi privat “Noter” i gruas ishte 106 mijë Euro.
A ka SPAK kohë e dëshirë, për të hetuar burimin financiar të blerjes së apartamentit 1 milionë Euro nga vajza e Ilirjan Celibashit dhe pasuritë e familjes “Celibashi”; madje dhe pasuritë e viteve 2021-2023, të cilat nuk i kanë deklaruar, ngaqë Kryetarja e ILDKP, Evgjeni Bashari është mikeshë e tyre, dhe pas zgjedhjes në dhjetor 2020, nuk i kërkon deklarimin e pasurive./Pamfleti
Lini një Përgjigje