TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2024, 19:04

Tjetër socialist në “rrjetën” e SPAK, arrestohet ish-deputeti Jurgis Çyrbja

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër socialist në “rrjetën” e SPAK, arrestohet
Çyrbja duke dalë nga SPAK

Pasi dorëzoi mandatin e deputetit, i vihen prangat Jurgis Çyrbes...

Një tjetër anëtar i Partisë Socialiste ka përfunduar pas hekurave.

Pak më parë i janë vënë prangat ish-deputetit Jurgis Çyrbja, i cili u mor më herët i pandehur nga SPAK.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe sapo ju komunikuan akuzat ai dha dorëheqjen si deputet. Por këtë fundjavë SPAK ka kërkuar masë sigurie ndaj tij dhe gjykata ka aprovuar izolimin në qeli.

Pas urdhrit të saj, policia është vënë në lëvizje dhe mësohet se ka ndaluar ish-deputetin e Durrësit. Arrestimi tij është bërë në Durrës, teksa Çyrbja ishte duke udhëtuar në makinë me shoferin e tij. Mësohet se janë  lëshuar urdhër arreste edhe për persona të tjerë të lidhur me të. 

Dyshohet se ai është arrestur për lidhje me grupet kriminale dhe janë ngritur 3 akuza ndja tij. 

Çyrbja më herët u mor i pandehur sepse u kallëzua nga deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka se, gjatë kohës kur ishte drejtor Hipoteke në Durrës, shpërdori detyrën. Sipas denoncimit të Palokës, deputeti socialist firmosi brenda ditës dy certifikata për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar “mbivendosje prone”.

Po ashtu, Paloka pretendoi se javët e fundit të fushatës në 2021, Çyrbja ka shpërndarë në Kadastrën e Durrësit çertifikata dhe legalizime, sikur të ishte ende drejtor Hipoteke. Por SPAK ka thelluar hetimet dhe ka gjetur të tjera shkelje, kjo pasi ka dyshime se ai del te Sky Ecc. 

Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. Ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2017. Në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës mes 6583 vota.

 

Lini një Përgjigje