
Zbardhen të tjera detaje nga operacioni i SPAK, ku u arrestua ish-deputeti Jurgis Çyrbja.
Mësohet se operacioni vijon të zhvillohet në Durrës dhe në Shijak. Agjentët e BKH kanë kryer kontrolle të shumta në banesat dhe objektet e tjera në pronësi të Çyrbes dhe të 2 personave të tjerë për të cilët janë lëshuar urdhër arreste. Dyshohet se mund të ketë masa sigurie dhe për emra të tjerë.
Sipas procedurës është sekuestruar makina e ish-deputetit dhe mes sendeve të bllokuara është i përfshirë edhe telefoni.
Ndërkohë detaji tjetër është se SPAK ka përjashtuar policinë e Durrësit nga operacioni. Mësohet se drejt qytetit bregdetar është nisur një njësi speciale nga Tirana, e shoqëruar nga agjentët e BKH. Pra duket se SPAK ka pasur dyshime për dekonspirim. Ndërkohë mësohet se Çyrbja ndodhet në Durrës dhe pritet transferimi në Tiranë.
Lini një Përgjigje