TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2024, 20:42

Parashikimet në Kodin Penal, zbulohet sa vite burg rrezikon ish-deputeti Çyrbja

Shkruar nga Pamfleti

Parashikimet në Kodin Penal, zbulohet sa vite burg rrezikon ish-deputeti

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja rrezikon 3 deri në 17 vite burg, nëse shpallet fajtor nga gjykata.

Ai u arrestua sot me urdhër të SPAK, i akuzuar për 3 vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal”.

Por çfarë parashikohet në Kodin Penal për këto vepra penale? Shihni më poshtë sa vite dënime rrezikon Çyrbja.

Neni 328- Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Ofrimi ose dhënia e të hollave, të mirave materiale, premtimi për vend pune ose favorizime të tjera në cilëndo formë në kundërshtim me ligjin, për zgjedhësin ose persona të tjerë të lidhur me të, me qëllim marrjen e firmës për paraqitjen e një kandidati në zgjedhje, për të votuar në një mënyrë të caktuar, për të marrë pjesë ose jo në votime, ose për t’u angazhuar në veprimtari të paligjshme për mbështetjen e një kandidati ose partie politike, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në pesë vjet.

Neni 302- Përkrahja e autorit të krimit

Furnizimi i autorit të një krimi me ushqime, me mjete të tjera për jetesë ose sigurimi i një banese, vendqëndrimi ose me çdo mënyrë tjetër me qëllim që t’i shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Po kjo vepër kur kryhet në lidhje me veprat penale, të parashikuara në nenet 73, 74, 75, 79, 219, 220, 221, 230, 230/a, 230/b, 231, 232, 232/a, 234/a, 234/b, 284/a, 333 e 333/a të këtij Kodi, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet.

Neni 295- Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit

Tregimi, përhapja dhe informimi i fakteve, shifrave, përmbajtjes së dokumenteve apo materialeve që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, nga cilido që ka mundur të vijë në dijeni për to, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Po kjo vepër, e bërë botërisht, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

 

Lini një Përgjigje