TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 07:24

Temperatura deri në 25 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 25 gradë, njihuni me parashikimin e motit për

Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku priten intervale të gjata me kthjellime; më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin kalime vranësirash KU më të shpeshta do të jenë në zonat e thella malore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet; Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Lini një Përgjigje